Ushtarët ukrainas janë bërë “arrë e fortë” për trupat pushtuese ruse të Vladimir Putinit.
Ata çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë këtë, duke i shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.
E një prej aseteve më të çmuara të Kievit janë snajperistët nga radhët e forcave të armatosura të Ukrainës, që po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë luftë çlirimtare.
Ata nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës janë angazhuar në çdo cep të këtij vendi – duke arritur të likuidojnë shumë ushtarë rusë.
Lexo po ashtuUkrainasit publikojnë pamjet kur hedhin në erë selinë e luftëtarëve të Ramzan Kadyrovit
Një video tregon se si një nga ta ka fituar edhe epitetin e snjaperistit të “padukshëm”, për faktin se asnjëherë nuk vërehet nga forcat pushtuese kur është në terren.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin snajperistin ukrainas, i cili në pjesë të ndryshme të Ukrainës ka arritur të vrasë shumë ushtarë rusë.
Në disa raste ata janë ekzekutuar gjatë lëvizjeve të tyre tinëzare gjatë natës – me shpresën se do të arrijnë t’i zënë në gjumë ukrainasit dhe t’i zënë të papërgatitur.