Kurti nga Sllovenia: Shpresoj që të kemi së shpejti zgjedhje të parakohshme në komunat veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Bled të Sllovenisë ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.

Ai nga Forumi u shprej se tash e dy muaj nuk në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm, përcjell Klankosova.tv.

Ai tha se shpreson që së shpejti të ketë zgjedhje të parakohshme në komunat veriore.

“Na duhet deestakimi, ai shtensionimi dhe tani për dy muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm”.

“Kemi ulur dy herë me nga 25 për qind praninë e Policisë së Kosovës në dhe përreth këtyre objekteve komunale dhe shpresoj që të kemi së shpejti zgjedhje të parakohshme në këto komuna dhe shpresoj poashtu që të kemi zgjedhje të drejta, fushata të drejta, të hapura, për zgjedhje të hapura e demokratike, na duhet ndihma e bashkësisë ndërkombëtare”, është shprehur Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *