Grabitet një market në Prishtinë, kërcënohet punëtorja

Mbrëmë rreth orës 22:33 është grabitur një market në Prishtinë.

Menjëherë pas kësaj, viktima e cila është punëtore në market ka deklaruar rastin në polici dhe ka thënë se një person i panjohur e ka sulmuar dhe kërcënuar me thikë, pastaj nga kasa ka grabitur para dhe është larguar, shkruan gazeta Neutral.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku i ka ofruar tretman mjekësor viktimës” njofton policia.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“GRABITJE

Prishtinë 18.06.2022-22:33. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në market një person i panjohur duke e sulmuar dhe nën kërcënimin e thikës nga kasa i ka grabitur në shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor ku i ka ofruar tretmanë mjekësor viktimës, rasti në procedurë hetimore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *