Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte keqpërdorur kartelën bankare të një femre.
Pas publikimit të fotografisë nga Policia e Kosovës, ku kërkohej ndihma e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi që dyshohet për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”, njësitet përkatëse kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin.
Neutral.al mëson nga burimet brenda Policisë së Kosovës se bëhet fjalë për të dyshuarin Bekim Krasniqi, i cili është arrestuar të mërkurën pasdite, dhe sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka shfrytëzuar mundësinë e kryerjes së pagesave pasi kartela ka qenë me rreze dhe nuk ka pasur nevojë që të shtypet PIN-i i kartelës.
Ky është njoftimi i plotë:
Prishtinë 08.08.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur kartelën bankare të viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore./neutral.al