Nëse konstatohet veç nga ky numër telefoni kontaktues, del që ARBK është agjenci shtetërore e Serbisë.
Kodi thirrës për një departament të saj, është + 381. Ky, ndërkombëtarisht, pranohet si numër hyrës për republikën e Serbisë.
Por, në fakt, ARBK është një agjenci e Republikës së Kosovës, që së fundmi u aktivizua vrullshëm, që të ua heq certifikatat e bizneseve, pikërisht me arsyetimin se po e paraqesin shtetin si pjesë të Serbisë dhe në këtë kontekst, po bëjnë shkelje kushtetuese.
Nuk dihet nëse e bënë me ose pa dashje, por pikërisht kështu veproi vetë Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, duke e lënë në faqen e saj zyrtare numrin me prefiksin e Serbisë +381.
Kontaktimi me ndonjë numër telefoni në Kosovës, përmes këtij kodi, nuk është i mundur, qysh nga 2016-ta.
Në atë kohë, Kosova arriti marrëveshje me Serbinë, në kuadër të dialogut të ndërmjetsuar nga Bashkimi Evropian ta ketë kodin e saj shtetëror telefonik, që është +383, e jo më ai i Serbisë, +381.
Ky i fundit, qëndroi si i paprekur në uebfaqen e ARBK-së deri të mërkurën pas orës 16 e 30, kur klani edhe e ruaji një screenshot të saj.
Pas raportimeve, agjencia e ndryshoi atë, diku pas orës 17.00.
Ndryshimin e njëjtë harruan ta bëjnë edhe të Drejtoria e Akreditimit të Kosovës, të dhënat e së cilës gjenden në uebfaqen e MINT bashke me kodin thirrës të republikës së Serbisë.