Valdrin Dervishaj, këshilltar i ministre së Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kohëzgjatja e aplikimit të një prindi në e-Kosova do të jetë 2 minuta e 47 sekonda.
Më parë ai kishte thënë se do të zgjasë 10 minuta, por thotë se digjitalizimi i shërbimeve është zgjidhje për shumë sfida.
”Për 2 minuta e 47 sekonda, pa nxitim, prindi do ta përfundojë aplikimin për subvencionimin e pakos për tekste. Digjitalizimi i shërbimeve është zgjidhje për shumë sfida”, ka thënë ai.
Ministria e Arsimit kishte vendosur që librat të mos i sigurojë përmes shtëpive botuese, por prindërve të iu transferojë mjetet financiare që ata më pas t’i blejnë librat.
Një vendim i tillë është kritikuar nga opozita, duke thënë se vështirëson procesin e blerjes për prindërit.