Qeveria emëron drejtoreshë të MCC-së përkrahsen e LVV-së, i doli kundër Amerikës për Kurtin

Zotimet më të mëdha të partisë në pushtet, gjatë fushatës zgjedhore, kanë qenë se në pozitat udhëheqëse do të ketë vetëm emërime profesionale dhe jo në bazë të interesave.

Mirëpo, pas shumë emërimeve të tjera në bazë të interesit, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur si Drejtoreshë të implemetimit të programit “Compact”, që financohet nga fondi i Sfidave të Mijëvjeçarit, e që është i njohur si MCC.

Paparaci ka mësuar se përkrahësja e Vetëvendosjes, Florina Duli, e cila më 26 maj në një postim në rrjetin social në Facebook, kishte dalë kundër Amerikës, sot është votuar për t’u zgjedhur drejtoreshë e MCC.

Duli, gjatë kohës që ka konkuruar për këtë pozitë, i ka fshirë postimet kundër Amerikës, ku thoshte se është befasusese se si ShBA po e kritikon kryeministrin Kurti.

Në njërin nga postimet e saj, përkrahësja e VV-së, amerikanët i kishte quajtur “të egër”.

“Befasuese sesi SHBA-ja e kritikon kryeministrin @albinkurti për zbatimin demokratik të zgjedhjeve, ndërkohë që anashkalon dhunën e Vuçiqit. Është njësoj si të shash Zelenskyn e Ukrainës për reagimin ndaj agresionit të Putinit. Të egër!”, kishte shkruar Duli.

Ajo ka krahasuar Kurtin me Zelenskyn, duke thënë se të kritikosh kryeministrin është njejtë sikur të kesh sharë Zelenskyn për reagimin ndaj agresionit të Putinit.

Mirëpo ky postim është fshirë bashkë me të gjitha postimet e tjera kundër Ambasadës Amerikane nga Duli edhe pse është bërë në kohën kur pritet të marrë pozitën që financohet nga taksat e qytetarëve amerikanë, si dhe ka mbyllur rrjetin e saj Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *