Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj e ka akuzuar Kurtin për mos sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit në vitin shkollor 2023/24.
Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak”, ka thënë Haradinaj.
Më tej ai ka pyetur se “çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?”.
“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që iu bënë mësimdhënësve me paga”, thotë Haradinaj.
“Kur është boll për Kurtin?!”, ka pyetur kreu i AAK-së.
Reagimi i Haradinajt vjen pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar se këtë vit shkollor nuk do të shpërndahen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave të Kosovës