Para pas çastesh u raportua për një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Pejë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllaviçicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Hoxha, i cili bëri të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar nëntë persona.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar nëntë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës”, u shpreh Gashi për Demos.