U bë multi-milioner duke mashtruar koreanët, kush është biznesmeni që u arrestua sot në aeroportin e Tiranës

Një 61-vjeçar nga Koreja e Jugut në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me vlera të mëdha financiare u arrestuar të hënë në afërsi të aeroportit të Rinasit.

Stephan Morgenstern, i akuzuar për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare, po priste në afërsi të aeroportit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë.

Ai akuzohet se së bashku me persona të tjerë kanë përvetësuar rreth 28 milionë euro përmes skemave piramidale.

Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRË (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *