Çështja e librave, Jasharaj: Kjo është një lojë, Nagavci po harron që jeton në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencën e fundit ka deklaruar se është duke e shqyrtuar mundësinë e kalimit të përgjegjësisë për blerjen e teksteve shkollore te prindërit. Ajo bëri të ditur se mjetet për blerjen e teksteve shkollore do të paguhen nga buxheti i shtetit përmes rimbursimit, ku mjetet do t’u kalohen prindërve përmes platformës e-kosova.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se ky vendim është qesharak dhe se Ministrja Nagavci ka gabuar rëndë.

Ai deklaratat e Ministres i quajti naive dhe të papërgjegjshme.

“Kjo është e çuditshme, unë e kam pritur që Nagavci sot do të kërkojë falje për vonesën e teksteve shkollore dhe të thotë që çështja është përfunduar. Ajo doli më një moment të ri duke thënë se kanë pasur përplasje për çmimet e teksteve shkollore që i paskan paraqitur disa shtëpi botuese që është krejt faji i znj.Nagavci dhe të gjithë të tjerëve që i kanë zgjedhur autoret edhe shtepitë botuse që në qershor të komunikojnë më ta dhe të bejnë marrëveshje në menyrë që librat ti keni ja që ajo frika ime doli e vertëtë”, ka thënë Jasharaj.
Ndër tjerash, Jasharaj theksoi se kjo ideja e e-Kosovës ja kujton “idenë e Muratit me mendimin që familjarët nuk do anëtarsohen për t’i marrë mjetet e rimbursimit”.

“Ne nuk do të kemi libra më një shtator dhe ideja e Nagavcit me e-Kosoven ma kujton idenë e Muratit i cili duke tentuar t’i fusë sindikatat dhe duke menduar që ata nuk do të anëtarësohen ja paraqiti prapë kusht e-Kosovën”, tha ai.

“Sa kuptova Nagavci ju thotë prindërve shkoni në librari bleni tekstet më këto cmimet që i sheshin botuesit e të cilin ajo i kritikojë e pastaj Nagavci dhe Murati do t’i rimbursojnë ato shpenzime që i kanë berë”, ka thënë Kryetari i SBASHK-ut në një prononcim për Indeksonline.

Jasharaj tha se nëse Ministrja nuk është pajtuar me shtëpitë botuese për shkak të çmimit të shtrenjtë, prindërit përsëri do t’i blejnë ato libra po më atë çmim.

“Është deklaratë naive dhe jo e përgjegjshme të thuhet ne u idhnuam më botuesit se po na lypin çmimet e larta, ju shkoni i bleni e na ju rimbursojmë në të ardhmen. Kjo është një lojë, sepse Nagavci që nga koha që është bërë ministre e harron jetën në Kosovë. Ata që i kanë ka 3-4 femijë nuk kanë mundësi që të kryejnë ketë obligim prindëror tashmë e për të pritur kur t’i teket Muratit tu ja rimbursojë mjetet për tekstet”, vijojë Jasharaj.

Ai gjithashtu tha se Nagavci është dashur që të bisedojë më shtëpitë botuese për librat në qershor e jo në fund të gushtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *