Kryeministri i Qeverisë Teknike të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është sulmuar në një diskotekë në Budva.
Sipas Kurir, sulmi ndaj Abazoviçit ka ndodhur gjatë performancës së Dino Merlin dhe diskotekës Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva.
“Dritani ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai fillimisht ka lëshuar një lumë ofendimesh ndak Abazoviç, më pas është afruar për ta sulmuar”, tha reporteri nga vendngjarja.
Sigurimi i kryeministrit teknik ka reaguar me shpejtësi, shton gazetari.
Sipas mediumit, pas sulmit u hodh gazlotsjellës dhe më pas u evakuua vendi. Sipas informacioneve paraprake, ai është mirë dhe nuk ka marrë lëndime.
Nuk dihet kush ishin pjesëmarrës në sulmin ndaj kryeministrit malazez.