Derisa javën e kaluar dolën videot se si klubi i natës “HangOver” ka rrahur disa nga klientët, sot dolën detaje të reja të rastit.
Në rrahjen që ndodhi më 7 korrik u mësua se ishte i përfshirë edhe një person i dytë i cili ka pësuar lëndime serioze pasi u rrah grushta e shkelma nga sigurimi, raporton Insajderi.
Ai është një i mitur 17 vjeçar , shtetas norvegjez i cili është rrahur pasi ishte në shoqërinë e personit të parë, X.M (të dy emra të njohur për redaksinë).
Familjarë të viktimës i kanë thënë Insajderit se shtetasi norvegjez ka paraqitur rastin edhe në Ambasadën e Norvegjisë që ndodhet në Kosovë.
Pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është stabile, nuk ka pranuar që të flas për Gazetën, por sipas familjarëve nuk kanë pasur asnjë problem me sigurimin e klubit.
Gjatë momentit të sulmit, njëri nga aksionarët e klubit, Isidor Puka, përmes një fotografie shihet duke shijuar pamjen me një gotë ne dorë ku sigurimi po ushtronte dhunë ndaj klientëve.
Sipas burimeve të Insajderit, arsyeja e përleshjes ishte pasi që dy klientë kishin denoncuar tek sigurimi që një klient tjetër po e ngacmonte një grua.
Sigurimi nuk e mori parasysh ankesën e tyre, dhe u kthye kundër, kështu duke përfunduar në rrahje.
Në videon që e siguruar shihet një grumbull i punëtoreve të sigurimit duke sulmuar njërin nga klientët.
Për rastin është kontaktuar ka kontaktuar Policia në rajonin e Gjakovës. Zëdhënësi, Sheremet Elezaj konfirmoi se rasti është raportuar në polici nga viktima.
Teksa shtoi se është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.
“Viktima mashkull e ka raportuar në polici për rastin që ka ndodhur me një diskotekë në Gjakovë, nuk e di saktë emrin edhe për pasojë ka pësuar lëndime të lehta trupore. Edhe rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor”, tha ai për Insajderin.
Ndërkohë është kontaktuar edhe pronari i klubit “HangOver”, Valdrin Rizvanolli.
I njëjti se ka komentuar rastin por është marrë me median.
“Skam qenë unë aty, për detaje më të hollësishme e ki stacionin e policisë që mundesh me kontaktu. A I kam pa, jo mos me të rrejt jo, se nuk është diçka e mirë që ja vlen me u pa. Ne jemi të prirë si popull për bullizim të njerëzve me favorizu bullizimin e njerëzve se sene të mira rrallë qitni ju”, është shprehur Rizvanolli përcjell Insajderi.
Sipas Rizvalloni “s’është interesant që me u pa ajo punë”.
Sërish është pyetur se nëse ka një arsye pse ka ndodhur rasti, i njëjti ka vazhduar të merret me median.
“Unë po ju kritikojë se është fakt nuk po flas për diçka që po shpiku – e nëse e arsyetojë ose jo unë qetash mundesh me shku në stacion të policisë edhe e merr raportin, jo prej meje, po zyrtarisht prej policisë”, deklaroi ai.