Një këngëtar i dashur dhe shumë i pëlqyer nga publiku.
Bëhet fjalë për artistin e mirënjohur Labinot Tahiri i cili para pak çastesh ka paralajmëruar këngën e tij të radhës, shkruan gazeta Neutral.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes rrjetit social Instagram.
“Së shpejti në këtë javë do ta keni këngën e radhës me klip të ri. “A je Gjall, Ku je Dashnia Jem”, shkroi ai.
Përndryshe, kënga e tij e fundit është “Mos u dashuro”, e cila mori mbi 1 milionë klikime.