12 mijë e 174 kurbanë janë pranuar në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku më pas janë therë.
Kështu ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një komunikate për media, shkruan Neutral.al
Një kurban këtë vit ka kushtuar 140 euro, kishte lajmëruar BIK-u.
Nëse e llogarismi, atëherë i bie që kosovarët kanë shpenzuar 1 milion e 704 mijë e 360 euro për një ditë.
Ky numër nuk përfshin edhe kafshët tjera që janë therur për Kurban Bajram.
“Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së”, thuhet në njoftim.
“Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij”, përfundon njoftimi./Neutral.al/