E rëndë: Humb jetën punonjësi i pastrimit, e shtypi makineria

Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Mësohet se Shaban Teni, punonjës i pastrimit ka përfunduar brenda makinerisë që mbledh plehrat në kamp dhe është copëtuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shqipëri. Sipas dëshmisë se kolegeve të tij, makineria në një moment është bllokuar dhe teksa ai po tentonte ta zhbllokonte aksidentalisht ka lëvizur levën dhe makineria e ka tërhequr brenda duke e coptuar.

Sakaq, ende nuk ka një njoftim nga policia për këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *