Kosovën mund ta presin sërish ditë të vështira në furnizimin me energji elektrike. Kjo pasi ka rënë nga sistemi blloku B2 i Korporatës Energjetike të Kosovës.
Demokracia.com ka mësuar se ky bllok ka rënë nga sistemi, pasi ka pasur rrjedhje.
Sipas informacioneve, aktualisht në sistem janë vetëm 2 blloqe të Termocentralit Kosova A.
Ndryshe, jashtë sistemit të KEK tashmë janë dy blloqe. Blloku B1 që është në remont tash e sa kohë dhe tashmë që ka rënë nga sistemi edhe B2-shi.