Ka vdekur një infermiere e Spitalit të Gjilanit, shkruan Gazeta Express.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar nga Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor.
“Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Safete Fetinci, infermiere në Spitalin e Gjilanit. Fetinci dha kontribut të çmuar dhe ishte një kolege dhe humaniste shumë e respektuar. OIK ju shprehië ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve të znj. Fetinci”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.