Zbulohet opinionistja e sezonit të tretë të Big Brother Vip Albania

Edicioni i tretë i “Big Brother Vip Albania” ka nisur përgaditjet dhe po përfliten disa emra të njohur të cilët mund të i shohim brenda shtëpisë më të komentuar të momentit.

Gjithashtu, përveq banorëve kurioziteti mjaft i madh është edhe për opinionistët e këtij sezoni.

Arbër Hajdari ka deklaruar se nuk do jetë më në rolin e opinionistit këtë sezon ndërsa Zhaklin Lekatari në një intervistë për “Pushime On Top”, është shprehur se pavarësisht se ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion në BBV, e ka rritur profesionalisht.

Gjatë intervistës asaj iu bë e ditur se lart e poshtë po përflitet se moderatorja Eva Murati mund të jetë opinionistja në sezonin e ardhshëm.

Zhaklina tha se nëse duan atë, asaj i bëhet qejfi.

“Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi…,” u shpreh Lekatari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *