Prokuroria kërkon paraburgim për vëllain e deputetit të VV’së dhe dy shokëve të tjerë, sulmuan fizikisht policin

Në mesantën e 8 gushtit, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicë.
Nga këta tre persona, njëri nga ta del të jetë vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gazmend Gjyshinca, Berati.

Dhe arsyeja e arrestimit del të jetë mjaft e rëndë. Ai u arrestua pasi bashkë me dy personat tjerë për sulm ndaj zyrtarit policor pasi fillimisht nuk iu bindën për prezantimin e dokumenteve identifikuese.

Tre të arrestuarit janë Berat Gjyshinca, Mentor Zeqiri dhe Albi Mavriqi.

Prokuroria në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin prej 30 ditësh paraburgim për tre persona që e sulmuan një zyrtar policor.
Në një përgjigje për Gazetën Metro, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka deklaruar se se tashmë e ka bërë kërkesën për paraburgim.

“Ju njoftojmë se për tre (3) personat e ndaluar, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar””, thuhet në përgjigjen e Pretenit.

Për këtë rast kishte raportuar edhe Policia e Kosovës.

“Datë 08.08.2023 rreth orës 00:25 kemi marrë informatëj se tek lokali “Morena” është një rrahje në progres. Njësitet policore kanë vazhduar në atë lokacion mirëpo nuk kanë hasur në ndonjë rrahje. Lidhur me informatën tek lokali CTRL “Mentori” një njësi e NJRSH Mitrovica, kishin ndaluar disa persona të cilët kishin qenë duke biseduar me zë të lartë dhe fillimisht kishin dyshuar që të njëjtit mund të jenë të përfshirë ne rrahje, dhe kur njësia nga ta ka kërkuar dokumentet identifikuese të njëjtit kanë refuzuar që t’i prezantojnë dhe të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor, ky i dyshimti nr.1 ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht zyrtarin policor 11049. Njësitë kanë arrestuar tre të dyshuarit. Zyrtari Policor i lartëcekur ka kërkuar tretman mjekesor dhe i njejti sipas raportit ka të lënduar (thyer) gishtin e unazës së dorës së djathtë. Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve regjionale. Lidhur me rastin është njoftuat prokurori kujdestar dhe në konsultim me të rasti inicohet si më lartë dhe tre të dyshimtëve u caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti i referohet njësisë së hetimeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *