Specialja përfundon pushimin, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Javën e ardhshme do të rifillojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK sipas kalendarit të publikuar në faqen e Gjykatës Speciale  do të mbahet nga datat 14 deri më 30 gusht.

Ish-krerët e UÇK akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, njofton Klankosova.tv.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Deri më tani ndaj Thaçit dhe të tjerëve kanë dëshmuar 15 dëshmitarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *