E dhimbshme: Ky është personi nga Rahoveci që vdiq si pasojë e goditjes nga rrufeja…

Ditë më parë një rrufe e fuqishme goditi 42 vjeçarin, Feriz Gashi nga Rahoveci.

Pas disa ditësh, për shkak të dëmtimeve që pati si pasojë e rrufesë, 42 vjeçari ka vdekur, shkruan Neutral.al

Faqet lokale në Rahovec kanë bërë të ditur lajmin. Feriz Gashi ishte 42 vjeçar nga fshati Fortesë e Rahovecit.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka lëshuar edhe faqja në Facebook e fshatit Fortesë.

“Ka vdekur në moshën 42 vjeçare Feriz (Reshit) Gashi nga Fortesa, varrimi i të ndjerit bëhet sot, 11 korrik 2022, në ora 17:00, në varrezat e fshatit.  U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! Prehu në paqe Izë!

Më 6 korrik, Policia e Kosovës e kishte konfirmuar për mediat që Gashi ishte goditur nga rrufeja dhe se ai kishte qenë në gjendje të rëndë./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *