Një ngjarje e tmerrshme dhe tragjike ka ndodhur mbrëmë në Shtërpcë.
Sipas raportimeve të para, djali e ka rrahur babain e tij për vdekje, kurse dhunë brutale ka ushtruar edhe ndaj nënës së tij, gjendja e së cilës ende nuk dihet, shkruan Neutral.al
Ngjarja tragjike ka ndodhur në familjen Avdiu. Gazeta Sinjali raporton se personi i vdekur është Izet Avdiu, i cili nuk arriti t’i mbijetoi goditjeve të të birit.
I ndjeri ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, por fatkeqësisht intervenimet kanë qenë të pasuksesshme.
Sipas informatave të para, edhe gruaja e viktimës, nëna e të dyshuarit, e cila po ashtu është rrahur, ndodhet në Emergjencë dhe ende nuk dihet për gjendjen e saj shëndetësore./Neutral.al/