Arian Krasniqi, nipi ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi i ka dal në mbrojtje Enver Hajrullahut, protagonistit kryesor të përgjimeve të reja në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të publikuara rreth rezervave shtetërore.
Hajrullahu ka refuzuar ta nënshkruante një pagesë për grurin e blerë nga MINT.
Refuzimi i tij erdhi pasi që mungonin disa ton grurë, nga sa ishin porositur.
Në reagimin e Arian Krasniqit thuhet se Hajrullahu nuk ka qenë as nuk është kurrë militant partiak.
Ai i doli në mbrojtje z.Hajrullahu pasi që zyrtarë të lartë të LVV-së e akuzuan se është njeri i Nismës Socialdemokrate dhe se i njëjti ishte punësuar si certifikues në MINT, në periudhën kur partia e Fatmir Limajt drejtonte ministrinë e Tregtisë.
“Enver Hajrullahu edhe mund te kete bindje a angazhim politik, por nuk ka qene e as nuk eshte kurre militant partiak. Ai ne angazhimet e tija publike a politike njihet se pari njerezor, e pastaj profesional e parimor. Lincimi i tij nga sherbetoret partiak eshte vec shperfaqje e frikes dhe shqetesimit qe kane per te bemat e tyre, por kurre per ligjshmeri, objektivitet e arsye. Nga aq sa e njoh dhe kam punuar bashke me Enverin, ai lojal eshte ne debate e komunikim, por i panegociueshem eshte ne zbatimin e ligjit.” – ka shkruar Krasniqi.