Rama jep “superlajmin” për kryeqytetin, nis ndërtimi i kolektorit në lagjen Kalabria

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët rreth nisjes që ndërtimit të kolektorit në lagjen Kalabria të kryeqytetit

Rama ka shkruar në Facebook se ndihet i lumtur për këtë projekt.

Madje ai këtë e ka cilësuar si superlajm.

”Jam shumë i lumtur që nisëm punimet në ndërtimin e kolektorit në lagjen “Kalabria”, një nga projektet më të rëndësishme për banorët e kësaj zone”

“Me këtë projekt po i japim fund pritjes shumëvjeçare të banorëve për eliminimin e kundërmimit në këtë lagje. Përveç kësaj sipas planit dinamik kolektori do të lidhet në një afat të shkurtër me anën tjetër të rrugës “Jim Xhema”, ka shkruar Rama.

”Bashkë me drejtorët, Krenar Xh Xhaferi, Arber Sadiki dhe Doruntinë E. Maloku, inspektuam punimet të cilat po zhvillohen me ritëm të shpejtë në ë ndërtimin e rrugës “Jim Xhema”.

”Kam premtuar dhe po bëhet realitet“, ka deklaruar Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *