Muja me VV-në harruan që këshilltari i Kurtit ishte këshilltar i Limajt, etiketojnë zyrtarin e MINT për Nismën

Jo shumë pas publikimit të incizimeve ku tregohen keqpërdorimet me rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje filluan me linçimin e zyrtarit që refuzoi të nënshkruante dokumente të cilat konfirmonin pranimin e grurit për rezervën shtetërore, megjithëse 9 tonë nga kontrata e nënshkruar mungonin. Dhe çështja për të cilën po flasin ata, nuk është mungesa e rezervave, por se Enver Hajrullahu, ka qenë zyrtar i Nismës.

Në një shkrim të publikuar në Facebook nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ky i fundit sulmon Hajrullahun, duke deklaruar se ka qenë pjesë e Nismës dhe duke pretenduar se u punësua në MINT përmes kësaj partie.

“Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e çertifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrokan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funskionar i NISMA-s, i cili nga asambisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN!” – shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *