Sot është raportuar se një grua e denoncoi në Polici se vajzën e saj të mitur e ka dhunuar vjehrri i saj. Ngjarja ka ndodhur më 6 korrik, në fshatin Plemetin, teksa Prokuroria është vënë në dijeni për rastin tek gjatë ditës së djeshme.
I dyshuari ndaj të cilit Prokuroria ka nisur hetimet, sipas burimeve të Sinjalit është Sherif Berisha.
Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin ndaj të dyshuarit si “Dhunim”, pas ekzaminimit që i është bërë vajzës 17-vjeçare.
E mitura që dyshohet se u dhunua është e martuar dhe rasti ka ndodhur pas mesnatës, përderisa ajo s’e kishte bashkëshortin në shtëpi.
Kjo situatë sipas nënës së vajzës u shfrytëzua nga vjehrri i saj, i cili e keqpërdori seksualisht, duke e trishtuar vajzën.
Pasi nëna e saj e mori vesh se çfarë i ka ndodhur, bashkë me vajzën ia mësynë Policisë, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për ngjarjen.
Burimet brenda Prokurorisë po ashtu kanë bërë të ditur për Sinjalin se ende nuk është intervistuar i dyshuari.
Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.