Dje ishte dita pare e festës për gjithë besimtarët myslimanë .
E, sipas traditës islame, në ditën e Kurban Bajramit duhet të theret edhe një kafshë, ku mishi duhet të ndahet me familjarët e personat në nevojë.
Therja e kafshëve bëhet në vende të caktuara, mirëpo disa qytetarë janë treguar të papërgjegjshëm duke hedhur kështu mbetjet e kafshëve nëpër rrugë.
Në pamjet që tashmë kanë arritur në redaksinë e Gazetës Insajderi, shihet se mbeturinat e kurbanëve janë hedhur në rrugët e qytetit në Gjilan.