Ministria e Punëve të Brendshme përmes një tabele me të dhëna ka bërë të ditur se ka pritje deri në 50 minuta në Mërdarë, për të hyrë në Kosovë.
Qendra e Menaxhimit të Kufijve, në pikën kufitare të Merdares, pritja për të hyrë në Kosovë mbërrin deri në 50 minuta, ndërsa kolonat janë të gjatë deri në 250 metra.
Ndërsa te pika tjetër – Dheu i Bardhë, pritjet zgjasin deri në 20 minuta, ndërkohë që nuk raportohet për kolona.
Sa i përket pikave tjera të kalimeve kufitare, nuk raportohet se janë të dendura me vetura.
Ndryshe, sipas Zyrës për informim të ANP-së, në korrik të vitit 2021, ishin realizuar 1,327 fluturime me 221,728 udhëtarë në ardhje dhe 118,477 në shkuarje.