Vladimir Putin do të bëhet me një vajzë me të dashurën e tij gjimnaste, pavarësisht se ankohet se ka mjaft fëmijë.
69-vjeçari rus thuhet se është tashmë baba i dy fëmijëve nga ish-gjimnastja olimpike Alina Kabaeva, e cila është 30 vjet më e re.
Lajmi për një tjetër fëmijë për Putin u bë i ditur nga kanali Telegram General SVR , që thuhet se drejtohet nga anëtarë të brendshëm të Kremlinit.
“Tashmë kemi raportuar se Alina Kabaeva, bashkëjetuesja e Presidentit të Rusisë, është shtatzënë”, thuhet në postim.
“Dje u bë e ditur gjinia e fëmijës, është një vajzë”.
Sipas tij, lajmi “nuk i ka pëlqyer aspak babait dhe presidentit të ardhshëm të Rusisë”, i cili më tej tha se ai kishte “tashmë mjaftueshëm fëmijë dhe aq më tepër vajza”.
Në maj, gazeta pretendoi se Alina, e cilësuar si gruaja më fleksibile e Rusisë, është shtatzënë.
Aty thuhej: “Putin zbuloi se zonja e tij ishte përsëri shtatzënë – dhe me sa duket kjo nuk ishte planifikuar”.
Jeta private e Putinit është fshehur qëllimisht dhe nuk dihet saktësisht se sa fëmijë ka presidenti.