Samanta Karavella prej kohësh u ka munguar faqeve rozë.
Së fundmi është mësuar se Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’.
Djaloshi fatlum quhet Chris Miele dhe ai e ka bërë lajmin e gëzuar të ditur për miqtë e tij, duke postuar disa foto në llogarinë e tij në “Instagram”.
Chris dhe Samanta kanë një lidhje gati 2-vjeçare me njëri-tjetrin, çfarë ka sjellë edhe largimin e këngëtares nga Shqipëria. Aktualisht çifti po jeton bashkë në Nju Jork, ku ndajnë punët mes karrierës si artiste të Samantës dhe fushës së imobiliareve, ku Chriss operon.
Por tashmë që lidhja e tyre është konsoliduar dhe çifti po përgatit dasmën, ajo është rikthyer, duke vijuar karrierën në SHBA.
Shumë aktive ka qenë edhe në koncertet për shqiptarët e SHBA.
Megjithatë fotot me Chris mungojnë, duke preferuar kështu që ta mbajë partnerin e saj larg vëmendjes së mediave. Do të ishte fundi i vitit 2021, kur Chris, si një romantik i vërtetë u ul në gjunjë, për t’i propozuar partneres për martesë.
Natyrisht që “Po”- ja e Samantës i ka emocionuar shumë të dy, që tashmë po planifikojnë martesën që do të mbahet në SHBA. Në fillim të vitit të shkuar, mediat e pyetën artisten rreth arsyes së shpeshtë të saj drejt SHBA.
Kur u pyet se çfarë po ndodh në jetën e saj private, Samanta tha: “Nuk ka ende asgjë për të zbuluar”. Arsyeja pse është jo aktive në rrjete sociale? Pjesën më të madhe të kohës së artistes e zë jeta profesionale.
“Mendoj që ka ardhur momenti për albumin tim të parë, për të cilin jam duke punuar. Besoj që do të vijë shumë shpejt dhe do të jetë një surprizë shumë e bukur për këtë fundvit”, tha ajo.