Aksident i rëndë, tre persona të lënduar

Sot rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar . fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës, ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK.

Rastin për Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:45 është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës. Deri më tani  bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *