Vetaksident në rrugën Pejë-Prishtinë, Policia jep detaje

Sot rreth orës 12:00 në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku një person ka marrë lëndime trupore.

Nga Policia kanë konfirmuar për Express se viktima është dërguar për trajtim mjekësor

“Kerkojmë nga drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë në rrugë, të shmangin përdorimin e telefonave celularë dhe mos të drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo në ndikim të alkoolit sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen rastet e tilla të aksidenteve që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *