Gjatë një dreke me Gerti Koxhin në emisionin “Kepi i Vipave”, Jori Delli është pyetur për marrëdhënien që ka me reperin e njohur Noizy.
Jori sqaron se ata janë miq me njëri-tjetrin dhe nuk ka ndodhur asnjë gjë mes tyre. Ata flasin ndonjëherë por gjithmonë në mënyrë shoqërore.
Gerti Koxha: Si shkoi videoklipi me Noizyn, si ishe?
Jori Delli: Shumë mirë, kishim disa skena të ndryshme.
Gerti Koxha: Çfarë u bë gjithë ai muhabet, gjithë ato fjalë, Noizy, Jori, lanë dhe datat e martesës, a do më thirrësh dhe mua?
Jori Delli: Pse bën këto pyetje sepse e dimë dhe unë e ti, që janë gjëra… Një videoklip bëra nuk bëra asnjë gjë më tepër.
Jori tregon para kamerave se është beqare dhe nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj. Me Noizyn janë thjesht miq dhe nuk ka asnjë gjë mes tyre.
Jori Delli: Unë jam beqare, e paprekur për momentin dhe dua ta theksoj që me Noizyn nuk ka ndodhur asnjë gjë, kemi bërë videoklipin, jemi në një marrëdhënie shumë të mira shoqërore. Ndonjëherë flasim bashkë, për shembull më ka dërguar disa pjesë të videos kur kanë bërë montazhin dhe kaq./Top Channel