Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar nisjen e një rruge të re në kryeqytet.
Rruga do të jetë e gjatë afër 400 metra dhe do të bëjë lidhjen e Rrugës “A” deri të rrethi i Rrugës “B”.
“Përgatituni për një rrugë të re, të sigurt dhe funksionale! 🚧🏗️
Kemi filluar punimet në vazhdimin e ndërtimit të Rrugës “B” në pjesën e poshtme të saj #kryeqytet.
Rruga është e gjatë 390 metra dhe do të bëjë lidhjen e 📍Rrugës “A” deri të rrethi i Rrugës “B”.
Ky projekt përmban: rrugën, ujësjellësin, kanalizimin fekal, kanalizimin atmosferik, ndriçimin dhe sinjalizimin”” thuhet në njoftimin e Ramës./Indeksonline/