Blerta Veseli vazhdon të marrë vëmendjen në eventet më të rëndësishme të modës në Amerikë.
Blerta është paraqitur të premten mbrëma në eventin më të madh të bikinive në Miami të Floridas në SHBA, të organizuar nga magazina më e njohur në botë për sport dhe vajza të bukura “Sports Illustrated Swimsuit”, ku ka lënë të gjithë gojëhapur me paraqitjen e saj.
Midis shumë personave të famshëm të Amerikës, si Kim Kardashian, Martha Stewart, Tyra Banks, Golden Barbie, Megan Fox, etj, në këtë event e ftuar ishte edhe missi Blerta Veseli.
Bukuroshja kosovare la pa fjale publikun amerikan me paraqitjen e saj, e veshur me një jumpsuit nude duke theksuar linjat trupore, ku mori të gjithë vëmendjen e fotografëve dhe të paparazzive amerikan.
Bukuroshja shqiptare ka pasur një ngritje tejet të lartë në karrierë prej momentit që u zhvendos në SHBA.