Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Nga ky aksident janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Sot, rreth orës 16: 15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, pasagjerë nga vetura me targa vendore, të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin”.