Richarlison zbulon një prapaskenë interesante me trajnerin italian, Conte: Gabova kur dhashë një intervistë në të cilën u shpreha…

Richarlison ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me Antonio Conten, ish-trajnerin e tij te Tottenhami. Sulmuesi brazilian u transferua nga Evertoni te Spurs gjatë verës së vitit 2022 për 58 mln euro.

Vetëm një gol realizoi në Premier League me skuadrën londineze, ndërkohë që Richarlison ishte një nga dy lojtarët që i kthyen shpinën italianit në momentin e shkarkimit. Bashkë me argjentinasin Romero.

Zëra që 26-vjeçari i mohoi gjatë muajit mars. “Kam patur gjithmonë shumë respekt për Conten dhe për të gjithë trajnerët e mi. Unë nuk isha udhëheqësi i rebelimit kundër tij, ishte krejt e kundërta”.

Richarlison i rikthehet episodit me trajnerin.

“Gabova kur dhashë një intervistë në të cilën u shpreha se doja të luaja më shumë. Ndodhi pasi u eliminuam nga Milani në Champions League.

Më pas i kërkova ndjesë Contes për veprimin tim. I thashë që mund të më dënonte nëse donte ta bënte.

Ai m’u përgjigj se ishte bosi. Dhe ma dëshmoi një gjë të tillë.

Conte kaloi gati dy orë duke më qortuar përpara gjithë shokëve të skuadrës gjatë një mbledhjeje që po zhvillonim”, kujton duke buzëqeshur sulmuesi i kombëtares së Brazilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *