Nëse BE-ja është “tigër prej letre”/ Reagon ish – kryetari i Prishtinës

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas deklaratave që Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ka bërë gjatë një forumi në Dubrovnik duke e quajtur BE-në si një “tigër prej letre” që s’mund të ofrojë siguri në rajon pa SHBA-në.

Ahmeti pyeti Gërvallën se nëse BE-ja është ashtu pa SHBA-në, atëherë çfarë i bie të jetë Kosova pa BE dhe SHBA.

“Interesant si Gërvalla thotë se BE pa ShBA është tigër prej letre. Nqs BE pa ShBA është tigër prej letre çka është Kosova pa BE e ShBA? Cila kafshë dhe prej çfarë materiali?”, ka shkruar Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *