Deklarata e Gërvallës për BE-në, Çitaku: Papërgjegjësi e përzier me injorancë

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Jashtme Donika Gërvalla, e cila më herët e cilësoi Bashkimin Europian si një ‘tigër prej letre’.

Çitaku, në reagimin e saj ka thënë se kjo është papërgjegjësi, e përzier me megalomani dhe injorancë.

Postimi i plotë:

Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare.

Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë. Zatën, këto të trija rëndom shkojnë bashkë.

Sa për referencë, “ tigër prej letre” i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *