Zyra Kombëtar e Audimiti ka evidentuar mbi 47 mijë euro avance të pambyllura për udhëtime zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për 2022.
Sipas ZKA-së, vlera e avanceve të paarsyetuara deri në fund të vitit 2022 në MKRS ishte 47 mijë e 389 euro.
Auditori ka gjetur se kjo ministri ka avance të pambyllura që nga 2010-ta. ZKA ka gjetur se në tri raste të testuara, avancet e dhëna për udhëtime zyrtare në vlerë 5,999 euro nuk ishin mbyllur brenda afatit ligjor prej 15 ditësh pas kthimit nga udhëtimi zyrtar.
Auditorët kanë gjetur se avanci për udhëtimin zyrtar në Los Angelos (SHBA) në vlerë 2,955 euro ishte i hapur për më shumë se 1 vit (deri në përfundim të auditimit mars 2023 ende ishte i hapur).
Gjithashtu, ZKA ka gjetur se mbyllja e avancit për udhëtimin zyrtar në Bosnje dhe Hercegovinë në vlerë 2,120 euro, ishte bërë me 101 ditë vonesë dhe ndërsa, kurse mbyllja e avancit për udhëtimin zyrtar në Portugali në vlerë 918€, ishte bërë me 97 ditë vonesë.
“Për më tepër në Ministri kishte avance të hapura që nga viti 2010 për të cilat zyrtarët përgjegjës ende nuk kishin sjellë dëshmitë përkatëse për mbylljen, përkatësisht arsyetimin e tyre. Vlera e avanceve të paarsyetuara deri në fund të vitit 2022 ishte 47,389 euro” – thuhet në raportin e ZKA-së për MKRS-së për 2022.
Kjo gjendje thuhet në raport ka ardhur si rezultat i mos-ndërmarrjes së veprimeve ligjore nga menaxhmenti i Ministrisë ndaj zyrtarëve përfitues për kthimin e mjeteve.
Sipas ZKA-së, mos-arsyetimi i shpenzimeve të udhëtimeve brenda afatit ligjor dhe mos-mbyllja e avanceve, rritë rrezikun keqpërdoren të mjeteve të tatimpaguesve.
“Ministri duhet të sigurojë që të gjitha avancet për udhëtime zyrtare duhet të arsyetohen dhe shumat e pashpenzuara të kthehen në afat prej 15 ditësh pas kthimit nga udhëtimi. Në të kundërtën, duhet të sigurojë marrjen e veprimeve ligjore ndaj personave përgjegjës të cilët nuk i kanë arsyetuar ose kthyer mjetet e pranuara-avancet” – thuhet në Raport.
MKR është pajtuar me të gjetur e auditorëve gjatë kontrollit lidhur me avancet për udhëtime e zyrtare për 2022.