Lënia ‘vetëm’ e shtëpisë i kushton shtrenjtë drenicasit, hajnat hynë dhe i vjedhin gjëra me vlerë

Vjedhjet të cilat janë të shpeshta janë mjaft shqetësuese për qytetarët e Kosovës.

Një rast i tillë ndodhi edhe pasditen e djeshme në Rakinicë të Skenderajt, ku shtëpia e cila kishte mbetur ‘vetëm’, u bë cak i hajnave, rfaporton Sinjali.

Rreth orës 17:30 në shtëpinë e viktimës, hajnat dyshohet se hynë nga dritarja, duke vjedhur kështu sasi të konsiderueshme parash, e stoli ari.

Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pasditen e djeshme kur askush nuk ishte në shtëpi, familjes nga Skenderaj hajnat i vodhën para në vlerë prej 26 mijë eurove e stoli ari në vlerë 2 mijë euro, derisa i dëmtuan edhe televizorin në vlerë 1200 euro.

Përndryshe, rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë, por akoma nuk ka ndonjë pistë hetimi konkrete dhe as persona të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *