Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajcak është takuar në Forumin e Dubrovnikut me ministri e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani që kanë diskutuar që të flasin me liderët e ndryshëm për ketë proces për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai atje u takua me kryediplomatin italian Antonio Tajani, të cilin tha se e informoi për dialogun dhe hapat e nevojshëm për shtensionimin e situatës në veri.
“Italia është një partner i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe jam mirënjohës për mbështetjen në mandatin dhe punën time. Kryediplomatin Antonio Tajani e informova për situatën në dialog dhe hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe kthimin në dialog. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku”.
Tajani edhe gjatë një paneli ku ishte folës tregoi për angazhimin e vendit të tij karshi Ballkanit Perëndimor, duke përmendur edhe punën e ushtarëve italianë në Kosovë e Bosnjë në shërbim të paqes.