Zelensky vizitoi Ishullin e Gjarpërinjve në ditën e 500-të të luftës në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në ditën e 500-të të luftës ka vizituar Ishullin e Gjarpërinjve, që u bë simbol i rezistencës, duke kundërshtuar urdhrin e anijes ruse për tu dorëzuar.

Zelensky e quajti Ishullin e Gjarpërinjve si vend fitoreje dhe se nuk do të pushtohet më kurrë, teksa shtoi se ishulli është një provë që Ukraina do t’i kthejë të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia.

“Dua t’iu falënderoj nga këto nga ky vend i fitores, secilin prej ushtarëve tanë për këto 500 ditë”, tha Zelensky, shkruan BBC.

Kujtojmë se vitin e kaluar, anija kryesore e Rusisë, Moskva, lundroi në Ishullin e Gjarpërinjve, ku urdhëroi ushtarët ukrainas që të dorëzoheshin, por ata nuk iu bindën urdhrave të ushtarëve rusë, dhe më pasë i shanë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *