Mitrovicasin e rrëmbejnë katër persona në ditën e Bajramit, për shkak të…

Dje në Mitrovicë ka ndodhur një rast i kanosjes.

Siç raporton Policia, një burrë ka raportuar se katër persona pa dëshirën e tij e kanë futur në një veturë dhe njëri prej tyre  e ka sulmuar për shkak të një borxhi prej 45 euro.

Lidhur me rastin, është arrestuar një person dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Raporti i plotë:

KANOSJE

Mitrovicë 09.07.2022- 16:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pa dëshirën e tij nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasoj e një borxhi prej 45 euro. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin  pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *