Startupi i shqiptarit në top 10-shen e kompanive fintech në Zvicër/ Kristian Kabashi: “Numarics” operon edhe në Kosovë me 30 punëtorë

Startupi me bazë në Zvicër, Numarics, një kompani që merret me punën operative në krijimin e bizneseve të reja ose administrimin e këtyre bizneseve, ka mbledhur një fond prej 10.2 milionë eurosh për teknologjinë e saj të automatizuar të kontabilitetit dhe administrimit për bizneset.
Kjo kompani me 3,500 klientë në Zvicër është bashkë-themeluar nga shqiptari, Kristian Kabashi.

Kabashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Numarics gjithashtu ka një zyrë me të cilën operon në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë.
Sipas tij, zyrën të cilën ai vetë e kishte hapur në Kosovë janë të punësuar diku rreth 30 punëtorë.

“I kemi 12 zyre, nëntë prej të cilave janë në Zvicër dhe një e kemi këtu në Kosovë, të cilën e kam hap vetë”, ka thënë Kabashi për Telegrafin.

“Në zyrën në Kosovë i kemi diku rreth 30 punëtorë, por synojmë që këtë numër ta çojmë deri në 200”.

Ai thotë se klientët që menaxhon zyra në Kosovë janë të gjithë në Zvicër.

Kompania e tij, Numarics kryen shërbime për bizneset kryesisht të vogla me diku 100 punëtorë.

“Ne i ndihmojmë klientët të krijojnë kompanitë, dhe pasi që t’i kenë krijuar, e bëjmë strukturën (set-upin) e kompanisë, gjithçka duke filluar nga kontabiliteti, taksat, burimet njerëzore, të gjitha i kryejmë ne. Të gjithë administrimin e biznesit e bëjmë ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *