Dua Lipa është njëra nga këngëtaret më të suksesshme të momentit në botë.
Sukseset e mëdha në muzikë bëjnë që Dua të jetë e kërkuar nga kompani të mëdha për marketing.
Së fundmi artistja shqiptare ka arritur marrëveshjen më të madhe që ka pasur deri tani.
Ajo do të jetë fytyra e re e “Porsche”.
Burime pranë Duas shprehen se: “Dua është një yll global. Porsche i ofroi asaj një marrëveshje me shtatë shifra që nuk mund ta refuzonte. Dua filloi të punojë me Jaguar në 2018 dhe ka arritur të fitojë një shumë të madhe parash. Ishte një ofertë vërtet emocionuese dhe ajo mezi pret të përfshihet.”
Ylli i muzikës më parë ka qenë edhe imazhi i kompanisë së makinave luksoze “Jaguar”.