Zhaklina Lekatari e dënuar për drogë, publikohet edhe dokumenti

Pjesëmarrja e Zhaklin Lekatarit në “Big Brothet VIP 2” si opinioniste bëri që ajo të ishte një nga personazhet më të komentuara. Prandaj asaj nuk i duhen më deklaratat e bujshme për seksin, apo për burrat shqiparë për të qenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, një aktgjykimin i publikuar nga Nacionale, zbulon se Lekatari ka qenë e dënuar nga Gjykata e Prishtinës në vitin 2008, për përpunim, prodhim dhe përgatitje të substancave narkotike.

Këto vepra thuhet t’i ketë kryer në bashkëpunim me Burim Kursani, i njohur me emrin artistik Bim Bimma. Madje, vetë gazetarja, e kishte pranuar fajësinë.

Ajo u dënua me gjobë prej 500 eurosh, si dhe me dënim me burgim me kohëzgjatje prej një (1) viti, dënim ky që nuk do të ekzekutohej, nëse ajo nuk do të përsëriste vepra penale për një periudhë prej dy vitesh.

Pak vite më parë Zhaku bëri bujë me deklaratat e saj se si ish i dashuri me të cilin bashkëjetoi për 7 vite e dhunonte. Bëhet fjalë për reperin Bim Bima.

“Kam pasur edhe një marrëdhënie të dhunshme atje. Isha në një marrëdhënie me dikë që në atë kohë ishte partneri ime dhe në atë kohë marrëdhënia jonë ishte e dhunshme jo vetëm nga ana seksuale. Tjetri të dhunon edhe nga ana psikologjike. Tjetri ushtron dhunë tek ty edhe fizike, bën kërkesa që ti nuk mund ti përmbushësh ose pasigurinë e vet e kanalizon tek ty duke të bërë të ndihesh keq ose zhvlersuar. Kjo është ajo që ndodhi me mua”, sqaroi Lakatari atë kohë. “Ish i dashuri më ka tërhequr zvarrë për disa metra sepse nuk pranova që të kthehesha me të”, tregon ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *