DASh bën thirrje Serbisë që të vendos drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes zëdhënësit Matthew Miller ka reaguar me je postim në “Twitter” duke rikujtuar vëllezërit Bytyqi të cilët janë ekzekutuar nga policia serbe.

Miller ka thënë se i bëjnë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht një rast të tillë dhe të kërkojnë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar një akt të tillë brutal si vrasje e Yllit, Agronit e Mehmetit.

Zëdhënësi i DASH ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për një gjë të tillë derisa të vendoset drejtësia për këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *