Avokati Kastriot Frashëri, miku i gazetarit dhe analistit të ndjerë Kastriot Myftaraj, ka shtuar dyshimet se ai nuk është vetëhedhur nga ballkoni i tij. Frashëri u ka bërë thirrje të gjithëve atyre që kanë dijeni mbi çështjen që t’i referojnë informacionet në organet kompetente.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se e kishte parë vetë skenën e ngjarjes dhe ishte e pamundur që të hidhej nga ballkoni për shkak të përmasave trupore. Ai vetë tha se as ai nuk do mundej dhe për ta realizuar diçka të tillë do duhej të ishte akrobat.
“Kur shkova tek nëna e tij e gënjeva që erdha të takoj Kastriotin i thashë. Ajo më tha se kishte ardhur policia dhe ndihej e shqetësuar dhe tha se ishte këputur edhe teli i rrobave, mos ka ardhur ndonjë njeri tha. E ndjente zemra e saj.”
“Me instiktin e një njeriut të ligjit shkova të shihja edhe vendin, kur pashë ballkonin e kuptova se aty nuk mundej, të paktën për përmasat trupore, edhe unë nuk do mundesha dot, jo më ai që ishte më i shëndetshëm. Duhej të ishe një akrobat.”-deklaroi ai ndër të tjera.